Neni 138 - Efektet e ankimit administrativ

1. Ankimi administrativ pezullon zbatimin e aktit administrativ.

2. Zbatimi i aktit administrativ nuk pezullohet vetëm në rastet e mëposhtme:
a) akti administrativ synon mbledhjen e taksave, tatimeve dhe të ardhurave të tjera buxhetore;
b) akti administrativ ka të bëjë me masa policore;
c) pezullimi i zbatimit të aktit ndalohet me ligj;
ç) zbatimi i menjëhershëm është në interes të rendit publik, shëndetit publik dhe të interesave të tjera publike.

3. Në çdo rast ankuesi ka të drejtë të informohet në lidhje me shkaqet e mospezullimit të zbatimit të aktit.