Neni 139 - Subjekti para të cilit depozitohet ankimi

1. Ankimi administrativ mund të bëhet përpara:
a) organit që ka nxjerrë aktin administrativ të ankimuar ose që ka refuzuar të nxjerrë aktin administrativ;
b) organit epror të organit të përmendur në nënparagrafin (a) të paragrafit 1 të këtij neni.

2. Në rastet kur ankimi i drejtohet organit epror, ky i fundit ia transferon dosjen përkatëse organit që ka nxjerrë/refuzuar të nxjerrë aktin së bashku me orientimet e tij për zgjidhjen e çështjes.