Neni 140 - Afati kohor për ankimin administrativ

1. Ankimi administrativ bëhet brenda 1 muaji nga dita kur:
a) ankuesi ka marrë njoftim për aktin ose mosnxjerrjen e aktit;
b) akti është botuar në bazë të dispozitave të këtij Kodi.

2. Në rastin e mosveprimit nga ana e administratës (mosnxjerrjes së aktit), procedura e ankimit fillon 3 muaj nga dita e depozitimit të kërkesës fillestare për nxjerrjen e aktit administrativ.