Neni 39 - Juridiksioni ndaj përfaqësive diplomatike e konsullore

(Ndryshuar shkronja “b” me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 8)

Anëtarët e përfaqësive diplomatike e konsullore të vendosura në Republikën e Shqipërisë nuk i nënshtrohen juridiksionit të gjykatave shqiptare, përveç kur:
a) pranojnë vullnetarisht,
b) ekzistojnë rastet dhe kushtet e parashikuara nga Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.