Neni 96 - Pajisja me prokurë e përfaqësuesit

(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 17)

Si përfaqësues të palëve me prokurë mund të jenë:
a) avokatët;
b) bashkëshortët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit dhe motrat;
c) juristët dhe punonjësit e tjerë të autorizuar të institucioneve shtetërore ose të personave juridikë; ç) personat që lejohen nga gjykata për të qenë përfaqësues në një çështje;
d) personat e tjerë që parashikohen me ligj se mund të jenë përfaqësues të palëve.
Nuk mund të jenë përfaqësues të palëve: a) personat që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç;
b) personat që u është hequr zotësia për të vepruar;
c) avokatët të cilëve u është pezulluar ushtrimi i profesionit për aq kohë sa zgjat kjo masë;
ç) gjyqtarët dhe prokurorët.
Prokura mund të jetë e përgjithshme ose e posaçme.
Ajo bëhet me shkrim sipas dispozitave të Kodit Civil si dhe me gojë përpara gjykatës që shqyrton mosmarrëveshjen.