Neni 102 - Përbërja e shpenzimeve gjyqësore

(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 19)

Shpenzimet gjyqësore përbëhen nga taksat mbi aktet, shpenzimet për aktet që kryhen, si dhe nga shpenzimet e tjera të nevojshme të gjykimit.
Për ngritjen e padisë paguhet taksa mbi aktet në rastet dhe në masën e caktuar sipas ligjit.