Neni 161

(Shtuar shkronja “c” me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 9)

Padia mund të ngrihet bashkërisht nga shumë paditës ose kundër shumë të paditurve (bashkëndërgjyqës) në rast se:
a) kanë të drejta ose detyrime të përbashkëta mbi objektin e padisë;
b) të drejtat dhe detyrimet e tyre nga pikëpamja e faktit ose e ligjit kanë po atë bazë.
c) në rast se gjykimi ka filluar dhe paditësi vëren se kërkimi i tij shtrihet edhe ndaj një personi tjetër, atëherë mund ta shtrijë kërkimin edhe ndaj këtij të fundit, duke e thirrur si të paditur.