Neni 185 - Ndryshimi i shkakut ligjor dhe i objektit të padisë

(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 49)

Paditësi gjatë hetimit gjyqësor ka të drejtë të ndryshojë shkakun ligjor të padisë. Ai pa e ndryshuar shkakun ligjor të saj, mund të shtojë, të pakësojë ose të ndryshojë objektin e padisë.
Kur ndryshimet e mësipërme bëhen në mungesën e të paditurit ose të personave të tretë të thirrur në gjykim, duhet t’u komunikohen atyre me shkrim.
Nuk quhet shtesë e objektit të padisë, kërkimi i kamatës ose i të ardhurave të tjera të objektit.