Neni 192 - Thirrja e personit të tretë

Secila palë mund të thërresë në gjykimin e çështjes një person me të cilin mendon se e ka të përbashkët çështjen ose nga i cili mund të kërkohet një garanci ose shpërblim, që lidhet me përfundimin e çështjes.
Personi i tretë thirret me kërkesë të shkruar që paraqitet në seancën përgatitore ose në sekretarinë gjyqësore kur ka filluar shqyrtimi i padisë.
Kërkesa i njoftohet menjëherë gjyqtarit i cili urdhëron që t’i njoftohet personit të tretë, mundësisht pa shtyrë seancën gjyqësore të caktuar.
Thirrja e personit të tretë lejohet kur ai ka banim të ditur brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe derisa nuk ka përfunduar gjykimi i çështjes në shkallë të parë.