Neni 240 - Ballafaqimi i dëshmitarëve

Kur ndërmjet thënieve të dëshmitarëve ka mospërputhje të tilla që krijojnë vështirësi për zbulimin e të vërtetës, gjykata vetë ose me kërkesën e palëve bën ballafaqimin e dëshmitarëve të pyetur më parë.