strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

B. Pushimi i gjykimit

  • Neni 299
  • Gjykata vendos pushimin e gjykimit kur:
    a) asnjëra prej palëve nuk kërkon brenda gjashtë muajve rifillimin e gjykimit të pezulluar me kërkesën e tyre, kur gjykata nuk ka caktuar në vendimin e pezullimit një seancë të ardhshme;
    b) paditësi heq dorë nga gjykimi i padisë;
    c) pushimi i gjykimit parashikohet shprehimisht në ligj.

  • Neni 300 - Efektet juridike të pushimit të gjykimit
  • Pushimi i gjykimit sjell si pasojë anulimin e të gjitha veprimeve procedurale, duke përfshirë edhe vendimet që jepen gjatë gjykimit, por në rast se paditësi ngre përsëri të njëjtën padi, provat e mbledhura në gjykimin e pushuar mund të merren parasysh në gjykimin e kësaj padie, në qoftë se për marrjen rishtas të tyre ka vështirësi ose pengesa të pakapërcyeshme.
    Pushimi i gjykimit nuk shuan padinë.

  • Neni 301 - Ankimi
  • Kundër vendimit me të cilin vendoset pezullimi, pushimi ose refuzimi i rifillimit të gjykimit, mund të bëhet ankimi i veçantë në gjykatën e apelit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj.