Neni 316 - Njoftimi i vendimeve

Vendimet e dhëna nga gjykata në përfundim të gjykimit, si dhe vendimet e ndërmjetme, për të cilat është parashikuar e drejta e ankimit, u njoftohen palëve ose pjesëmarrësve të tjerë në proces, kur gjykimi është zhvilluar në mungesë të tyre, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë Kod.
Njoftimi bëhet sipas rregullave të parashikuara në nenet 130 dhe 131 të këtij Kodi.