strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.
Në gjykimin e padisë për pjesëtimin e trashëgimit ose të sendeve në bashkëpronësi, respektohen rregullat e parashikuara në nenet 207 dhe 227 të Kodit Civil.
Gjykimi për pjesëtimin e sendeve në bashkëpronësi dhe në trashëgim, në fazën e parë të tij, ka për qëllim të hetojë e të përcaktojë të drejtën e bashkëpronësisë së ndërgjyqësave, pjesët takuese të tyre, si dhe sendet që do të pjesëtohen. Pasi të ketë marrë provat e nevojshme, gjykata, me vendim të ndërmjetëm, lejon pjesëtimin dhe përcakton rrethin e bashkëpjesëtarëve, sendet që do të pjesëtohen, si dhe pjesët takuese të secilit prej tyre.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë, paraqitja e të cilit pezullon vazhdimin e mëtejshëm të gjykimit.
Kur palët deklarojnë se nuk kanë ankim ndaj vendimit të ndërmjetëm të përmendur në nenin 370 të këtij Kodi, bëhet shënim në procesverbalin gjyqësor, i cili nënshkruhet edhe nga palët ose përfaqësuesit e tyre. Në një rast të tillë, si dhe në rastin kur vendimi i ndërmjetëm, që ka lejuar pjesëtimin, ka marrë formën e prerë, gjykata vazhdon gjykimin në fazën e dytë, duke marrë në shqyrtim kërkesat që mund të kenë bashkëpronarët për llogaritë që duhet të japin midis tyre dhe që rrjedhin nga marrëdhëniet e bashkëpronësisë.
Gjykata bën vlerësimin e sendeve që do të pjesëtohen, pasi më parë të ketë marrë mendimin e ekspertëve, dhe kur sendet mund të ndahen në natyrë formohen aq pjesë sa janë edhe bashkëpjesëtarët. Në secilën nga këto pjesë duhet të përfshihen, me sa është e mundur, një sasi nga sendet apo kreditë të po asaj natyre me vlerë të barabartë me pjesën takuese. Pabarazia në natyrë e sendeve midis pjesëve kompensohet në para. Gjykata vendos edhe për marrëdhëniet financiare të palëve për shkak të bashkëpronësisë.
(Shtuar paragrafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 60)
Kur sendi ndahet në natyrë dhe pjesët e formuara janë të barabarta ose barazohen me para, gjykata harton një projektpjesëtimi të cilin e depoziton në sekretari jo më pak se dhjetë ditë përpara seancës së ardhshme gjyqësore. Palët kanë të drejtë të parashtrojnë vërejtjet e tyre për projektin e depozituar, jo më vonë se pesë ditë përpara seancës së ardhshme gjyqësore.
Në vendimin përfundimtar gjykata cakton pjesën e secilit bashkëpjesëtar. Kur pjesët ndahen në natyrë në mënyrë të barabartë dhe e kërkon ndonjëra nga palët, ato u jepen bashkëpjesëtarëve duke u hedhur në short. Gjykata mund të pranojë kërkesën e bashkëpjesëtarit për të marrë pjesën e treguar prej tij, kur ajo shihet me vend për shkak të profesionit ose të natyrës së sendeve që përfshihen në pjesën takuese.
Pjesëtimi në natyrë kryhet në përputhje me rregullat urbanistike.
Kur në vendimin përfundimtar është urdhëruar që një send të shitet në ankand për shkak se nuk mund të ndahet në natyrë, vendimi, pasi të ketë marrë formën e prerë, ekzekutohet nga përmbaruesi gjyqësor, sipas rregullave mbi ekzekutimin e detyrueshëm.
Komentet më të fundit
para 4 years 8 weeks
para 4 years 10 weeks
para 5 years 25 weeks
para 5 years 37 weeks
para 5 years 37 weeks
para 6 years 13 weeks
para 6 years 14 weeks
para 6 years 21 weeks
para 6 years 24 weeks
para 6 years 30 weeks