Neni 392 - Efektet e vendimit të gjykatës

Kur, gjatë shqyrtimit të kërkesës, lind një konflikt midis kërkuesit dhe një personi tjetër të interesuar, për të drejtën civile që ka lidhje me vërtetimin e faktit, gjykata vendos pushimin e shqyrtimit të çështjes.
Në këtë rast palët mund t’i drejtohen gjykatës me padi sipas rregullave të përgjithshme.