Neni 431 - Korrigjimi i gabimeve të vendimit përfundimtar dhe interpretimi i tij

Gjykata e arbitrazhit ka kompetencë të interpretojë vendimin e saj, të korrigjojë gabimet materiale dhe ta plotësojë atë për kërkesat e paditësit për të cilat nuk është shprehur, por që nuk janë kryesore.
Kur gjykata e arbitrazhit nuk mund të mblidhet përsëri me të njëjtën përbërje, çështjet që përmenden në këtë nen zgjidhen nga gjykata që do të ishte kompetente në mungesë të marrëveshjes së arbitrazhit.