Neni 478 - Paraqitja e dokumenteve të tjera

Nuk pranohet depozitimi i akteve dhe dokumenteve që nuk janë paraqitur në shkallën e mëparshme të gjykimit, përveç atyre që kanë të bëjnë me vendimin e ankimuar dhe pranimin e rekursit ose të kundërrekursit.
Depozitimi i dokumenteve si më sipër duhet t’i njoftohet palëve të tjera.