Neni 574 - Afati i pagimit të çmimit të blerjes

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 40)

Blerësi duhet të paguajë çmimin e sendit të blerë brenda 15 ditëve nga mbarimi i ankandit.
Me pagimin e çmimit dhe taksës mbi aktet për shitjen e sendit, përmbaruesi gjyqësor jep vendim për kalimin e sendit në pronësi të blerësit. Nga kjo ditë, blerësi fiton të gjitha të drejtat që kishte mbi sendin debitori.