Neni 620

Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi shfuqizohen:
ligji nr.6341, datë 27.6.1981 “Për Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”,
ligji nr.7537, datë 17.12.1991 “Për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”,
ligji nr.7922, datë 19.4.1995 “Për një ndryshim në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”,
kreu X/I “Amortizimi” nenet 59a, 59b, 59c të ligjit nr.7782, datë 26.1.1994 “Për disa ndryshime në dekretin nr.3702, datë 8.7.1963 “Për Çekun”,
si dhe çdo dizpozitë tjetër që vjen në kundërshtim me këtë Kod.

Dispozitë kalimtare
(Shtuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 127)

Çështjet civile që janë në gjykim ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që sipas Kodit të Procedurës Civile duhet të gjykohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, për të cilat ky ligj parashikon gjykimin e tyre me një gjyqtar, do të vazhdojnë të gjykohen nga i njëjti trup gjykues derisa vendimi të marrë formë të prerë.
Kërkesat që kanë të bëjnë me përjashtimin e gjyqtarit, kërkesëpaditë me objekt kundërshtimi i të tretit, rishikimi i vendimit, si dhe rekurset në interes të ligjit, të paraqitura përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë të gjykohen sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile.

Dispozitë kalimtare
(Parashikuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 53)

Çështjet që janë në procedurë ekzekutimi në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të ekzekutohen sipas procedurave ligjore të mëparshme, derisa ekzekutimi i urdhrit ekzekutiv të jetë pezulluar, pushuar ose të ketë përfunduar.