Neni 34 - Marrja e cilësisë së të pandehurit

(Shtuar një paragraf në pikën 1, me ligjin nr. 8460, datë 11.2.1999)
(Shtuar pika 4 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Merr cilësinë e të pandehurit personi të cilit i atribuohet vepra penale me aktin e njoftimit të akuzës, në të cilin tregohen të dhënat e mjaftueshme për marrjen si të pandehur. Ky akt i njoftohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij.
Kur pas marrjes së një personi si të pandehur dalin të dhëna të reja që ndryshojnë akuzën e paraqitur ose e plotësojnë atë, prokurori merr vendim, të cilin ia njofton të pandehurit.

2. Cilësia e të pandehurit ruhet në çdo gjendje dhe shkallë të procesit derisa të ketë marrë formë të prerë vendimi i pushimit, i pafajësisë ose i dënimit.

3. Cilësia e të pandehurit rimerret kur prishet vendimi i pushimit ose kur vendoset rishqyrtimi i procesit.

4. Dispozitat, që zbatohen për të pandehurin, zbatohen edhe për personin nën hetim, me përjashtim të rasteve kur ky Kod parashikon ndryshe. Ndaj këtij personi shtrihen edhe të drejtat dhe garancitë që janë parashikuar për të pandehurin.