Neni 38 - Rregulla të përgjithshme për marrjen në pyetje

1. I pandehuri, edhe kur është me masë sigurimi izoluese ose kur i është hequr liria për çdo lloj shkaku tjetër, merret në pyetje i lirë, përveç rasteve kur duhen marrë masa për të parandaluar rrezikun e ikjes ose të dhunës.

2. Nuk mund të përdoren, as me pëlqimin e të pandehurit, metoda ose teknika për të ndikuar mbi lirinë e vullnetit ose për të ndryshuar aftësinë e kujtesës e të vlerësimit të fakteve.

3. Para se të ketë filluar pyetja, të pandehurit i shpjegohet se ka të drejtë të mos përgjigjet dhe se edhe po të mos përgjigjet, procedimi do të vazhdojë.