Neni 40 - Verifikimi i identitetit personal të të pandehurit

1. Me paraqitjen e të pandehurit organi që procedon e fton atë të deklarojë gjeneralitetet dhe gjithçka tjetër që mund të vlejë për identifikimin e tij, duke e paralajmëruar për pasojat që ka ai që refuzon të japë gjeneralitetet e tij ose kur i jep ato të rreme, me përjashtim të rasteve kur ky deklarim nënkupton vetëfajësi.

2. Pamundësia për t’i atribuar të pandehurit gjeneralitetet e tij të sakta nuk pengon kryerjen e veprimeve nga ana e organit procedues, kur është i sigurt identiteti fizik i personit.

3. Gjeneralitetet e gabuara që i janë atribuar të pandehurit ndreqen me vendim të organit që procedon.