Neni 44 - Pezullimi i procedimit për shkak të papërgjegjshmërisë së të pandehurit

1. Kur del se gjendja mendore e të pandehurit është e tillë që pengon pjesëmarrjen e vetëdijshme në procedim, organi që procedon merr vendim për pezullimin e procedimit, por gjithnjë kur nuk duhet të merret vendim pafajësie ose pushimi. Me vendimin e pezullimit organi që procedon i cakton të pandehurit një kujdestar të posaçëm, të cilit i jepen të drejtat e përfaqësuesit ligjor.

2. Kundër vendimit të pezullimit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë nga prokurori, i pandehuri ose mbrojtësi i tij.

3. Pezullimi nuk pengon organin procedues që të marrë prova që mund të çojnë në pafajësinë e të pandehurit dhe kur vonesa paraqet rrezik, çdo provë tjetër të kërkuar nga palët. Në veprimet që duhet të kryhen rreth personit të të pandehurit, si dhe në ato ku i pandehuri ka të drejtë të jetë i pranishëm merr pjesë kujdestari i posaçëm i tij.