Neni 47 - Vdekja e të pandehurit

1. Kur rezulton vdekja e të pandehurit, organi procedues, në çdo gjendje e shkallë të procedimit, pasi dëgjon mbrojtësin, vendos pushimin e çështjes.

2. Vendimi nuk pengon ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit person, kur më pas vërtetohet se ai nuk ka vdekur.