Neni 70 - Efektet e vendimit penal për gjykimin civil dhe administrativ

1. Vendimi penal i formës së prerë është i detyrueshëm për gjykatën që shqyrton pasojat civile të veprës vetëm përsa i përket faktit nëse vepra penale është kryer dhe nëse është kryer nga i gjykuari.

2. Vendimi penal që zgjidh rastësisht një fakt që lidhet me një çështje civile, administrative ose penale nuk ka efekt detyrues në asnjë proces tjetër.