Neni 201 - Këqyrja e vendeve dhe e sendeve

1. Të pandehurit dhe atij që ka në dispozicion vendin ku do të bëhet këqyrja ose sendin që do të këqyret u dorëzohet në fillim kopja e vendimit për kryerjen e këqyrjes.

2. Në këqyrjen e vendeve, organi procedues mund të urdhërojë, për arsye të motivuara, që të pranishmit të mos largohen para se të ketë përfunduar këqyrja dhe t’i kthejë forcërisht ata që largohen.