Neni 257 - Rastet e lirimit të menjëhershëm të të arrestuarit ose të ndaluarit

1. Kur del e qartë se arrestimi ose ndalimi është bërë për shkak se është ngatërruar personi ose nuk janë respektuar kërkesat e ligjit ose kur masa e arrestit ose e ndalimit e ka humbur fuqinë për shkak të shkeljes së afatit të kërkesës për vleftësimin e masës, prokurori urdhëron, me vendim të motivuar, që i arrestuari ose i ndaluari të lirohet menjëherë. Në këto raste lirimi urdhërohet edhe nga oficeri i policisë gjyqësore, i cili njofton menjëherë prokurorin e vendit ku është kryer arrestimi ose ndalimi.