Neni 285 - Heqja dorë nga e drejta e ankimit

1. Heqja dorë nga e drejta e ankimit bëhet personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit me deklaratë të nënshkruar ose me gojë para prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore, i cili mban procesverbal të nënshkruar detyrimisht nga deklaruesi.

2. Heqja dorë me afat ose me kusht nuk është e vlefshme.

3. Në të njëjtën deklaratë mund të bëhet heqja dorë edhe nga padia civile.