Neni 290 - Rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit

1. Procedimi penal nuk mund të fillojë dhe, në qoftë se ka filluar, duhet të pushojë në çdo gjendje të procedimit, kur:
a) personi ka vdekur;
b) personi është i papërgjegjshëm ose nuk ka mbushur moshën për përgjegjësi penale;
c) mungon ankimi i të dëmtuarit ose ai e tërheq ankimin;
ç) kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston;
d) vepra penale është shuar;
dh) është dhënë amnisti;
e) në të gjitha rastet e tjera të parashikuara nga ligji.