Neni 306 - Marrëdhëniet ndërmjet prokurorive të ndryshme

1. Prokuroritë që procedojnë në hetime të lidhura bashkërendojnë punën midis tyre. Për këtë qëllim shkëmbejnë akte dhe informacione si dhe njoftime për udhëzimet që i jepen policisë gjyqësore. Ato mund të procedojnë edhe bashkërisht në kryerjen e veprimeve të veçanta.

2. Hetimet e dy prokurorive të ndryshme quhen të lidhura:
a- në rastet e bashkimit të procedimeve ose kur është fjala për vepra penale të kryera nga disa persona në dëm të njëri-tjetrit;
b- kur prova e një vepre penale ose e ndonjë rrethane të saj ndikon mbi provën e një vepre penale tjetër ose të një rrethane tjetër;
c- kur prova e disa veprave penale rrjedh, edhe pjesërisht, nga i njëjti burim.