Neni 307 - Paraqitja vetë për të bërë deklarime

1. Ai që ka marrë dijeni se ndaj tij zhvillohen hetime, ka të drejtë të paraqitet te prokurori dhe të bëjë deklarime.

2. Kur ai që paraqet vetë e kundërshton faktin për të cilin procedohet dhe lejohet të parashtrojë shfajësimet e tij, veprimi i kryer barazohet me marrjen në pyetje.

3. Paraqitja vetë nuk pengon zbatimin e masave të sigurimit.