Neni 315 - Dokumentimi i veprimeve të prokurorit

1. Prokurori mban procesverbal:
a) për kallëzimet dhe ankesat e paraqitura me gojë;
b) për këqyrjet, kontrollimet dhe sekuestrimet;
c) për marrjen në pyetje dhe ballafaqimet me të pandehurin;
ç) për të dhënat e marra nga personat që tregojnë rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit;
d) për verifikimet që kanë të bëjnë me persona, sende ose vende, gjendja e të cilëve është ndryshuar.

2. Veprimet dokumentohen gjatë kryerjes së tyre ose menjëherë më pas, kur ekzistojnë rrethana të pakapërcyeshme që pengojnë dokumentimin aty për aty.

3. Akti që përmban marrjen në dijeni për veprën penale dhe dokumentacioni që lidhet me hetimet, si urdhrat e porositë për policinë gjyqësore, kërkesat drejtuar gjykatës, njoftimet etj.
ruhen në një fashikull të posaçëm në sekretarinë e prokurorisë së bashku me aktet e ardhura nga policia gjyqësore.