Neni 387 - Vendimi i pushimit të çështjes

1. Kur ndjekja penale nuk duhej të fillonte ose nuk duhet të vazhdojë, ose kur vepra penale është shuar, gjykata vendos pushimin e çështjes, duke treguar edhe shkakun.

2. Gjykata vendos në të njëjtën mënyrë kur ekzistenca e një kushti procedimi apo e një shkaku që shuan veprën penale është e dyshimtë.