strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

SEKSIONI II - GJYKIMI I SHKURTUAR

  • Neni 403 - Kërkesa për gjykimin e shkurtuar
  • 1. I pandehuri ose përfaqësuesi i tij i posaçëm mund të kërkojnë që çështja të përfundohet derisa të mos jetë filluar shqyrtimi gjyqësor.

    2. Kërkesa bëhet me shkrim, kurse në seancë formulohet me gojë. Kërkesa me shkrim depozitohet në sekretarinë e gjykatës të paktën tri ditë para datës së caktuar për seancën.

  • Neni 404 - Disponimet e gjykatës për kërkesën
  • (Shfuqizuar pika “2” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

    1. Kur gjykata çmon se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet, vendos gjykimin e shkurtuar. Në të kundërtën refuzon kërkesën.

  • Neni 405 - Seanca e gjykimit të shkurtuar
  • 1. Seanca gjyqësore zhvillohet me pjesëmarrjen e prokurorit, të të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, si dhe të palëve private.

    2. Gjykata bën verifikimet lidhur me legjitimimin e palëve.

    3. Kur mbrojtësi i të pandehurit nuk është i pranishëm, gjykata cakton si zëvendësues një mbrojtës tjetër.

    4. Kur i pandehuri nuk paraqitet në seancë për arsye të përligjura, gjykata cakton datën e seancës së re dhe urdhëron që të lajmërohet i pandehuri.

    5. Pasi lexohet kërkesa e të pandehurit, kryetari deklaron të hapur diskutimin.

    6. Prokurori parashtron në mënyrë sintetike rezultatet e hetimeve paraprake dhe shfaq mendim për kërkesën e të pandehurit.

    7. Kur paditësi civil nuk e pranon gjykimin e shkurtuar, padia civile nuk gjykohet.

  • Neni 406 - Vendimi
  • (Ndryshuar pika “1” me ligjin 8813, datë 13.6.2002)

    1. Kur jep vendim dënimi, gjykata e ul dënimin me burgim ose gjobë me një të tretën.
    Dënimi me burgim të përjetshëm zëvendësohet me njëzet e pesë vjet burgim.

    2. Kur ka kërkesë, gjykata vendos edhe për padinë civile.

    3. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëjnë ankim prokurori dhe i pandehuri.

    4. Respektohet për aq sa janë të pajtueshme dispozitat e kreut III të këtij titulli.