Neni 445 - Ndreqja e gabimeve

1. Gabimet ligjore në arsyetimin e vendimit ose tregimi i gabuar i tekstit të ligjit nuk sjellin prishjen e vendimit të ankimuar, në qoftë se nuk kanë patur ndikim vendimtar mbi dispozitivin.
Por, gjykata specifikon në vendim gabimet dhe ndreqjet e duhura.