Neni 189 - Zyra shtetërore e pajtimi

(ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003)

1. Në çdo qark krijohet zyra e pajtimit. Zyra e pajtimit ngrihet me urdhër të Ministrit të Punës dhe të Çështjeve Sociale.

2. Zyra Kombëtare e Pajtimit krijohet në Tiranë.

3. Zyra e pajtimit përbëhet nga kryetari dhe 2 anëtarë, përfaqësues të organizatave më të përfaqësuara të punëmarrësve dhe 2 anëtarë, përfaqësues të organizatave më të përfaqësuara të punëdhënësve.

4. Kryetari dhe anëtarët paguhen nga shteti në masën e caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

5. Procedura e pajtimit është falas dhe rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave.