Neni 194 - Gjykata e Arbitrazhit

(Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003)

1. Në rast dështimi të pajtimit, të dyja palët munden, së bashku, t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit. Palët zgjedhin me marrëveshje, në mënyrë të lirë, një ose tre arbitra. Për të
ndihmuar dhe këshilluar palët, Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale u ofron një listë arbitrash.

2. Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit është titull ekzekutiv, në bazë të rregullave mbi arbitrimin, të përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile.

3. Arbitrat paguhen nga palët.

4. Arbitrimi duhet të përfundojë brenda 3 javëve, duke filluar nga data e vënies në lëvizje të Gjykatës së Arbitrazhit.