strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Likuidimi i personit juridik

  • Neni 37
  • Likuidimi i personit juridik që ka mbaruar bëhet me realizimin e të drejtave dhe pagimin e detyrimeve nga likuidatorë të caktuar nga organi që ka vendosur mbarimin e tij.
    Komisioni bën likuidimin sipas dispozitave ligjore përkatëse, statutit ose aktit të themelimit.

  • Neni 38
  • Kur personi juridik mbaron për shkak se ka zhvilluar veprimtari të kundërligjshme, pasuria e mbetur pas likuidimit i kalon shtetit.
    Likuidimi i personit juridik që falimenton rregullohet me ligj.