Kufijtë dhe pasojat e përfaqësimit

  • Neni 65
  • Tagret e përfaqësimit ligjor caktohen nga dispozitat e ligjit që i japin këtë cilësi, ndërsa tagret e përfaqësuesit të emëruar nga i përfaqësuari caktohen me prokurë.
    Tagret e përfaqësuesit mund të nxirren edhe nga rrethanat, në të cilat kryhen veprimet juridike përkatëse.

  • Neni 66
  • Veprimet juridike të kryera nga përfaqësuesi, brenda tagreve që i janë dhënë, krijojnë pasoja drejtëpërdrejt për të përfaqësuarin.

  • Neni 67
  • Përfaqësuesi nuk mund të kryejë veprime juridike në emër të të përfaqësuarit as me veten e tij dhe as me persona të tjerë të përfaqësuar prej tij, përveç kur i përfaqësuari e ka lejuar këtë shprehimisht, ose kur përmbajtja e veprimit juridik nuk cenon interesat e tij.

  • Neni 68
  • Kur për kryerjen e një veprimi juridik janë caktuar dy ose më shumë përfaqësues, secili prej tyre mund ta kryejë atë pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tjerë, përveç kur në prokurë është parashikuar ndryshe.

  • Neni 69
  • (Shfuqizuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 18)