Neni 64 - Kuptimi i përfaqësimit

Me përfaqësimin një person (përfaqësuesi) kryen, brenda tagreve që i janë dhënë nga ligji, nga prokura ose nga gjykata, veprime juridike
në emër e për llogari të një personi fizik ose juridik tjetër (i përfaqësuari).
Përfaqësimi nuk lejohet kur veprimi juridik duhet, sipas ligjit, të kryhet nga vetë personi.
Nuk mund të veprojë si përfaqësues personi që nuk ka zotësi të plotë për të vepruar.