Neni 73

Prokura për të tërhequr dërgesa postare ose para nga zyrat postare 33 apo nga bankat deri në një shumë të caktuar prej tyre, prokura për të terhequr paga dhe shpërblime të tjera që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, si dhe prokura për të tërhequr pensione, ndihma e bursa, mund të vërtetohen edhe nga:
a) administratori i lagjes së qytetit ose kryeplaku i fshatit;
b) drejtuesi i personit juridik apo i degës së tij, ku i përfaqësuari është në marrëdhënie pune ose ndjek shkollën;
c) drejtuesi i institucionit shëndetësor ku i përfaqësuari është shtruar për mjekim;
ç) komanda e repartit ushtarak ku shërben i përfaqësuari;
d) drejtuesi i institucionit ku i përfaqësuari mbahet i arrestuar ose vuan dënimin me heqje të lirisë.