strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU II - FITIMI DHE HUMBJA E PRONËSISË

  • Neni 162 - Mënyra e fitimit të pronësisë
  • E drejta e pronësisë dhe të drejta të tjera mbi sendet janë të transferueshme, përveç kur ndalohet nga ligji ose nga vetë natyra e së drejtës.

  • Neni 163 - Mënyra e fitimit të pronësisë
  • Pronësia fitohet nëpërmjet mënyrave të caktuara në këtë Kod dhe mënyrave të tjera të caktuara me ligj të veçantë.

  • Neni 164 - Fitimi i pronësisë me kontratë
  • Pronësia fitohet me anë të kontratës, pa qenë e nevojshme të bëhet dorëzimi i sendit. Për sendet që përcaktohen në numër, në peshë ose me masë, duhet të bëhet edhe dorëzimi i tyre.

  • Neni 165 - Fitimi i pronësisë me trashëgim
  • Fitimi i pronësisë me trashëgim kryhet sipas kushteve të parashikuara në dispozitat e pjesës së tretë të këtij Kodi.

  • Neni 170 - Regjistrimi i sendit të fituar me parashkrim
  • Personi që ka fituar me parashkrim një send të paluajtshëm ka të drejtë të paraqesë padi kundër personit të mëparshëm ose trashëgimtarëve të tij për njohjen e pronësisë së vet dhe, në bazë të vendimit gjyqësor përkatës, të kërkojë që të kryhet regjistrimi i sendit nga organi kompetent shtetëror.

  • Neni 171 - Pezullimi e ndërprerja e parashkrimit fitues
  • Dispozitat për pezullimin dhe ndërprerjen e parashkrimit të padisë zbatohen edhe për parashkrimin fitues.
    Parashkrimi fitues ndërpritet me humbjen e posedimit. Nuk quhet ndërprerje kur poseduesi hyn përsëri në posedimin brenda gjashtë muajve ose edhe më vonë me anë padie të ngritur brenda gjashtë muajve.

  • Neni 172 - Sendet pa zot
  • Sendet pa zot janë ato që nuk kanë pronar ose pronari i të cilave ka hequr dorë nga pronësia.
    Sendet që nuk kanë zot i takojnë shtetit. Kalimi i tyre në pronësi të shtetit bëhet me vendim të gjykatës kompetente.

  • Neni 177 - Fitimi i pronësisë me përpunim
  • Personi që me punën e tij ka krijuar një send të ri të luajtshëm duke përdorur lëndën në pronësi të një personi tjetër, pavarësisht se lënda mund ose jo të marrë formën e saj të parë, bëhet pronar i sendit të ri në rast se vlefta e punës është më e madhe se ajo e lëndës, me kusht që të paguajë vleftën e saj.
    Në rast të kundërt sendi i ri fitohet nga pronari i lëndës, duke paguar vleftën e punës. Kur përpunuesi ka vepruar me keqbesim, me vendim të gjykatës sendi i ri i kalon pronarit të lëndës edhe në rast se vlefta e punës është më e madhe se ajo e lëndës, por duke paguar vleftën e kësaj të fundit.

  • Neni 178 - Bashkimet e tokave nga aluvionet
  • Mbushjet me dhe të tokave e shtesat e tokës që formohen në mënyrë të natyrshme gjatë brigjeve të lumenjve a të përrenjve, i përkasin pronarit të tokës, përveç kur parashikohet ndryshe me ligj.

  • Neni 179 - Tokat e liruara nga rrjedhat e ujit
  • Toka që lirohet nga një rrjedhë uji, e cila tërhiqet në mënyrë të natyrshme nga njëri breg dhe shkon në bregun tjetër, i përket pronarit të tokës nga e cila është larguar rrjedha.