Neni 190 - Fitimi i pronësisë me anë shpronësimi

(Ndryshuar fjalia e parë me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 22)

Sendet mund të shpronësohen vetëm për interesa publike të njohur me ligj dhe vetëm kundrejt një shpërblimi të drejtë. Ato kalojnë në pronësi të shtetit ose të enteve të tjera publike, në favor të të cilave është bërë shpronësimi.