Neni 228

Pjesëtimi i pasurisë së familjes bujqësore, bëhet sipas rregullave të caktuara në nenin 207 të këtij Kodi.
Kur kërkohet pjesa nga anëtarë të veçantë të saj, ajo vlerësohet dhe i jepet në para. Kur pjesëtimi kërkohet nga disa pjesëtarë të familjes bujqësore, me qëllim që të krijohet një familje tjetër bujqësore, pjesa mund të jepet në natyrë, me kusht që toka bujqësore që u mbetet familjeve të ndara, të mos jetë nën minimumin e njësisë minimale të kultivimit.
Me njësi minimale të kultivimit kuptohet toka bujqësore, që është e nevojshme për mbajtjen e një ekonomie bujqësore, sipas kushteve natyrore të krahinës apo zonës përkatëse.