strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Padenjësia

  • Neni 322
  • Nuk mund të trashëgojë si i padenjë:

    - ai që me dashje ka vrarë ose ka tentuar të vrasë trashëgimlënësin, bashkëshorten, fëmijët dhe prindërit e tij;

    - ai që ka bërë ndaj trashëgimlënësit kallëzim ose dëshmi të rreme, për kryerjen e një vepre penale për të cilën parashikohet dënim me vdekje ose me heqje lirie mbi 10 vjet, kur kallëzimi ose dëshmia janë deklaruar të rreme në një gjykim penal;

    - ai që me mashtrim, kanosje e dhunë ka shtyrë trashëgimlënësin që të bëjë, të ndryshojë ose të shfuqizojë testamentin ose ka përpiluar vetë një testament të rreme ose e ka përdorur atë për interesa të tij apo të të tjerëve;

    - ai që është sjellë ndaj trashëgimlënësit në mënyrë poshtëruese dhe që e ka keqtrajtuar atë.

  • Neni 323
  • Padenjësia e prindit ose e të paralindurit, nuk përjashton fëmijët ose të paslindurit e këtij, si kur trashëgojnë vetë, ashtu dhe kur vijnë në trashëgim me zëvendësim. Në një rast të tillë, prindi i padenjë, në pjesën trashëgimore që u vjen fëmijëve të tij nuk mund të gëzojë të drejtat e uzufruktit dhe të administrimit, që ligji u njeh prindërve mbi pasuritë e fëmijëve të tyre.