Zëvendësimi

  • Neni 326
  • Zëvendësimi lejon vënien e zëvendësuesve në vendin, shkallën dhe në të drejtat e atij që zëvendësojnë.

  • Neni 327
  • Zëvendësimi në vijë të drejtë i të paslindurve, bëhet pa kufi dhe në të gjitha rastet, qoftë kur fëmija e trashëgimlënësit të konkurrojë me të paslindurit e një fëmije tjetër të paravdekur, qoftë dhe kur fëmijët e trashëgimlënësit kanë vdekur para tij dhe të paslindurit e këtyre janë ose jo në shkallë të njëjta, ose të numrit të tyre sipas barqeve.

  • Neni 328
  • Për të paralindurit në vijë të drejtë nuk ka zëvendësim; më i afërti përjashton të tjerët.

  • Neni 329
  • Në vijë të tërthortë, zëvendësimi pranohet në favor të fëmijëve e të paslindurve, të vëllezërve e motrave të trashëgimlënësit, edhe sikur këta të konkurrojnë me ungjët apo emtat e tyre apo me të paslindurit e tyre në shkallë të njëjtë ose jo.