Shtrirja e hipotekës

  • Neni 568
  • Hipoteka siguron kredinë për aq sa kjo do të jetë në kohën e shlyerjes së saj, duke përfshirë edhe kamatat, shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit, si dhe shpenzimet e bëra për nxjerrjen e kredisë.

  • Neni 569
  • Hipoteka e vënë mbi pjesën e vet nga njëri prej pjesëtarëve në bashkëpronësi sjell efekt në lidhje me atë send ose me atë pjesë të sendit që do t’i jepet atij pas ndarjes.
    Në qoftë se gjatë ndarjes njërit pjesëtar i jepet një send tjetër dhe i pahipotekuar prej tij, hipoteka kalon mbi këtë send me të njëjtën shkallë regjistrimi sikurse origjinali dhe brenda kufijve të vleftës së sendit të hipotekuar më përpara, me kusht që hipoteka të regjistrohet përsëri brenda 90 ditëve nga regjistrimi i së njëjtës ndarje.