Neni 594

Kur janë shumë debitorë kryesorë të detyruar solidarisht për të njëjtin detyrim, dorëzanësi që ka dhënë garanci për të gjithë ata, ka të drejtën e padisë së kthimit nga secili prej tyre për të marrë shumën që ka paguar.