strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

B. Preferimet (privilegjet)

  • Neni 603
  • Preferimi është një e drejtë, të cilën ligji e jep duke patur parasysh shkakun e kredisë. Kreditë që caktohen si të preferuara, kanë përparësi nga gjithë kreditë e tjera. Midis shumë kredive të preferuara, përparësia në ekzekutim përcaktohet nga ligji, sipas llojit të preferimit.

  • Neni 604
  • Kreditë që janë një lloj të preferuara, konkurrojnë ndërmjet tyre në proporcion me shumën e secilës kredi.

  • Neni 607 - Kundërshtimi i veprimeve juridike të debitorit
  • Kreditori ka të drejtë të kërkojë që të deklarohen të pavlefshme veprimet juridike të kryera nga debitori me qëllim që të pakësojë sasinë ose vleftën e pasurisë së tij në dëm të kreditorit, me kusht që kredia të ketë lindur më parë se të jetë kryer veprimi juridik.
    Kur veprimi juridik është bërë me kundërshpërblim, duhet që edhe personi, me të cilin debitori ka kryer këtë veprim, të ketë patur dijeni për qëllimin e dëmtimit të debitorit. Por kur ky person është bashkëshort, prind, gjysh, fëmijë ose fëmijë e fëmijës, vëlla ose motër e debitorit, dijenia e qëllimit të dëmtimit prezumohet, gjersa të provohet e kundërta.
    Me deklarimin e veprimit juridik si të pavlefshëm, nuk cënohen të drejtat që kanë fituar me kundërshpërblim personat e tretë me mirëbesim para ngritjes së padisë për deklarimin e pavlefshmërisë së veprimit juridik.