strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Dëmi nga personat nën mbikëqyrje

  • Neni 615
  • Mësuesit dhe personat e tjerë që kanë nën mbikëqyrje të mitur ose personat që u mësojnë të tjerëve një mjeshtëri ose profesion, janë përgjegjës për dëmin e paligjshëm të shkaktuar të tjerëve nga nxënësit ose personat që kanë nën mbikëqyrje, ose personat që mësojnë mjeshtëri apo profesion pranë tyre, të shkaktuar gjatë kohës që kanë qënë nën mbikëqyrje të tyre të drejtpërdrejtë, përveç kur provojnë se nuk kanë mundur të ndalonin shkaktimin e dëmit.

  • Neni 616
  • Për dëmin përgjjigjet edhe personi që në momentin që e ka shkaktuar atë, nuk ka patur ndërgjegjen e veprimeve të tij.
    Gjykata, mund të ulë masën e dëmshpërblimit, duke marrë parasysh moshën, shkallën e ndërgjegjes për veprimet e kryera, si dhe kushtet ekonomike të palëve, përveç kur për fajin e tij ka sjellë veten në këtë gjendje.