Neni 625 - Përgjegjësia për dëmin jopasuror

Personi që pëson një dëm, të ndryshëm nga ai pasuror, ka të drejtë të kërkojë të shpërblehet kur:

a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit ose është cenuar në nderin e personalitetit të tij;

b) është fyer kujtimi i një të vdekuri dhe kërkohet nga bashkëshorti me të cilin ka bashkëjetuar deri në ditën e vdekjes ose nga të afërmit e tij deri në shkallën e dytë, përveç kur fyerja është kryer kur i vdekuri ka qenë gjallë dhe i është njohur e drejta e shpërblimit të dëmit për fyerjen e bërë.

E drejta e parashikuar në paragrafin e mësipërm është e patrashëgueshme.